“Unaza në formë të vaginës” ju ofrojnë një mbrojtje sekrete për të gjitha gratë, partnerët e të cilave refuzojnë të kenë kontraceptivë.
Një unazë silikoni është e vendosur në vaginë dhe e cila lëshon një ilaç antiretroviral.
Ndërkohë kjo unazë është akoma në fazën e testimit në Malavi, ku 10% e kësaj popullsie është me HIV, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa ky zbulim shihet të jetë edhe si një sfidë ndaj burrave të cilët refuzojnë të përdorin kondomat.
Është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe gratë mund ta vendosin vetë ndërsa burrat nuk mund ta ndjejnë një gjë të tillë.
Efektiviteti varion nga 33 deri në 92% varësisht nëse përdoret më së shumti ose gjatë gjithë kohës kur ju keni marrëdhënie intime./Gazeta Shneta/