Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vazhduar me përcjelljen dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije nga Liqeni i Badovcit.
Me bashkëpunimin e KRU “Prishtina”, IKShPK ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përmirësuar gjendjen dhe për të ulur vlerat e manganit në nivelin e lejuar për konsum. Informacioni i fundit tregon se vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës rezultojnë tani brenda standardeve të parapara, përcjell Gazeta Shneta.
Për të garantuar sigurinë dhe higjienën e ujit për pije në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, IKShPK-ja ka kryer tri matje të njëpasnjëshme në laboratorët e tyre. Këto përpjekje kanë përfshirë testime në Laboratorin e parametrave bazik, ku është testuar manganin si parametër indikues, dhe në Laboratorin analitik-ICPMS, ku është testuar manganin si metal i rëndë, duke zbatuar procedurat standarde.
Kjo njoftim vë në dijeni publikun se uji për pije nga Liqeni i Badovcit në këtë moment është i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum, dhe IKShPK do të vazhdojë monitorimin dhe përcjelljen e cilësisë së ujit për të siguruar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij.
Njoftimi i plotë: