Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se është rregulluar aparatura e radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë.
“Rreth 60 pacientë që kanë nevojë për mjekim kurativ me radioterapi, nga nesër do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë, pasi që akseleratori është rikthyer në punë.
Akselertari që kryen radioterapinë paliative ka qenë në funksion gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/