Metodat e ndryshme të kontracepsionithormonal mund të mos ofrojnë mbrojtje 100% ndaj shtatzënisë. Ka pasur raste kur metodat kontraceptive nuk arritën të parandalojnë një shtatëzani. Aftësia e çdo metode kontraceptive për të shmangur një shtatëzani zakonisht varet nga efektiviteti i saj.
Shkalla e efektivitetit të metodave kontraceptive kryesisht mbështetet në konsistencën e saj, dhe përdorimin e saktë shkruan FirstCryParenting, përcjell Gazeta Shneta.
Arsyeja kryesore pas dështimit të kontrollit të shtatëzanisë mund të jetë pamundësia për të ndjekur udhëzimet në mënyrë korrekte.
Është e rëndësishme të lexoni udhëzimet e produktit me kujdes dhe më pas përdorni produktin ashtu siç është drejtuar.
Një arsye, mund të jetë mospërputhja në përdorim. Për shembull, ndërsa përdorni pilula për kontrollin e lindjes nëse kaloni ose harroni të merrni një pilulë siç kërkohet, thjesht do të rritni shanset tuaja për një shtatëzani të papritur.
Prandaj, është thelbësore që të krijoni një metodë të sigurt për të marrë pilulat tuaja për kontrollin e shtatëzanisë në mënyrë të vazhdueshme pa dështuar.
Përveç gabimit njerëzor, disa ilaçe si disa ilaçe kundër depresionit, ilaçe të diabetit dhe antibiotikë mund të zvogëlojnë efektivitetin e metodave të kontracepsionit hormonal.
Në disa raste, marrja e suplementeve ose bimëve të caktuara natyrore gjithashtu mund të ndërhyjë në efektivitetin e metodave mbrojtëse.
Për fund, vlen të ceket poashtu se mjetet e kontrollit hormonal mund të mos funksionojnë me efikasitet në rast se një grua është e trashë ose mbipeshe./Gazeta Shneta /