Pas vaksinimit të personave mbi moshën 18 vjeçare, së shpejti Norvegjia do të filloj procesin e vaksinimit te adoleshentët 16 dhe 17 vjeçar.
Sipas krerës së Institutit për Shëndetit Publik, Camilla Stoltenberg, procesi i vaksinimit për këtë grup do të fillojë brenda pak javësh shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Pothuajse 88 për qind e personave mbi moshën 18 vjeçare kanë marr dozën e parë të vaksinës anti covid dhe 53.5 për qind janë të vaksinuar plotësisht.
Ky grup pritet të përfundojë procesin e vaksinimit gjatë dy javëve të para të muajit shtator, bëri të ditur kryeministrja Erna Solberg.
Aktualisht, vendi është nën masat anti covid dhe deri në fillim të muajit shtator nuk planifikohet për një rihapje të plotë të ekonomisë./GazetaShneta/