Norvegjia, vendi më i lumtur në botë

2017-03-22 në ora 11:51

Norvegjia është vendi me njerëzit më të lumtur në votë, kështu duke i lënë pas Danimarkën, Zvicrën dhe Islandën, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas raportit Botëror për Lumturi  për vitin 2017, Norvegjia renditet e para, kjo pasi ata kanë dashuri, liri, bujari, ndershmëri, shëndet të mirë, të ardhura dhe qeverisje të mirë.

Një efekt tjetër pozitiv ka pasur është niveli i lartë i arsimit.

Në mesin e 20 vendeve më të lumtura të botës hyjnë  edhe Finlanda, SHBA, Izraeli, Kosta Rika, Gjermania…

Ndërsa 30 vendet në fund të listës janë kryesisht shtete afrikane, me përjashtim të Sirisë, Afganistanit, Haitit, Jemenit dhe Ukrainës .

20 vendet më të lumtura të botës:

  1. Norvegjia
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Zvicra
  5. Finlanda
  6. Holanda
  7. Kanada
  8. Zelanda e Re
  9. Australia
  10. Suedia
  11. Izraeli
  12. Kostarika
  13. Austria
  14. SHBA
  15. Irlanda
  16. Gjermania
  17. Belgjika
  18. Luxemburgu
  19. Britania e Madhe
  20. Kili

10: Vendet më pak të lumtura në botë

  1. Jemen
  2. Sudani Jugor
  3. Liberia
  4. Guinea
  5. Togo
  6. Ruanda
  7. Siria
  8. Tanzania
  9. Burundi
  10. Republika e Afrikës Qendrore

/Gazeta Shneta/