Nuk e keni ditur: Kjo gjë po ja shkakton temperaturën bebes

2017-11-06 në ora 20:15

Temperatura konsiderohet si një përgjigje fiziologjike e organizmit ndaj sulmeve të virusëve dhe baktereve të cilët mposhten në mënyrë më efektive nëse temperatura është më e lartë. Pra ajo nuk është një sëmundje dhe shpesh kalon vetë brenda disa ditësh. Kemi të bëjmë me temperaturë të ulët nëse shkon deri në 38.5, temperaturë mesatare nëse është deri në 39.5 dhe mbi 39.5 e lartë. Në momentin që nëna kupton se fëmija ka temperaturë duhet ta masë njëherë në 4-6 orë.

Cilat janë shkaqet?

Ajo mund të shkaktohet nga virusë dhe baktere apo edhe për shkak të një infeksioni apo ftohje. Gjithashtu në disa raste mund të shkaktohet edhe nga problemet intestinale si diarreja dhe të vjellat si edhe nga vaksinimi. Në këto raste nuk duhet të zgjasë më tepër se 24 orë dhe nuk duhet të shoqërohet nga frymëmarrja e vështirë, kolla apo mungesa e oreksit. Prania e këtyre shenjave mund të jetë sinjali i një problemi serioz dhe mund të nevojitet medimi i mjekut.

Tek bebet e vogla shkaku gjithashtu mund të jetë edhe:

  • Dhe në këtë rast ndodh gjatë ditëve të para të jetës duke u quajtur “temperatura nga etja”.
  • Temperatura e lartë e ambientit. Ajo nuk duhet te jetë 18-22 gradë dhe pak me e lartë në momentin e banjos.
  • Nëse fëmija ka temperaturë nuk duhet ta vishni trashë, duhet t’i jepni të pijë shpesh, duhet të ajrosni shpesh shtëpinë dhe duhet të flisni me mjekun nëse ajo e matur në zonën rektale është më e lartë se 38.5./pernenat.al/