Pasi arritën një lartësi të të gjitha kohërave rastet me Covid në fillim të janarit, Shtetet e Bashkuara tanimë kanë parë një rënie të qëndrueshme të rasteve me infeksion.
Por edhe me uljen e numrave të infeksionit në vend, zyrtarët e lartë po argumentojnë që masat paraprake anti- Covid duhet ende të mbahen në vend shkruan Best Life transmeton Gazeta Shneta.
Kohët e fundit, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), paralajmëroi se është akoma “shumë herët” për t’i dhënë fund mandateve të përdorimit të maskave në të gjithë SHBA-në.
Gjatë një paraqitje në NBC me 14 Shkurt, Dr. Walensky theksoi se rënia e konsiderueshme e rasteve përfaqësonte përparim të madh në luftën kundër Covid-19.
Përdorimi i maskave mund të ndihmojnë ende në ndalimin e një rritje të variantit të ri Covid.
Poashtu, Dr. Walensky gjithashtu tregoi shqetësimet e saj rreth llojeve shumë ngjitëse të mutacionit të virusit që aktualisht janë përhapur në të gjithë SHBA-në. /Gazeta Shneta/