Qytetari Nesim Maxhuni ka publikuar fotografinë e nënës së tij e cila po vuan nga Covid-19 e shtrirë në njësinë intensive në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.
Maxhuni ka publikuar fotografinë e nënës për të sensibilizuar të tjerët, sidomos ata që nuk besojnë se ka virus.
“Për ata që hala kanë dyshime, kjo foto nuk është në Itali. Kjo është nana jem në intensivë! Tash e tri javë në shërbim intensiv. Me dal nëpër qytet pa maskë duhet me të ardh turp”, ka deklaruar Maxhuni.
“Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid! Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES! Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe!”, ka shkruar ai. /Gazeta Shneta/