Nuk fliste mirë anglisht, ja si e udhëzoi infermierja kineze pacientin amerikan për operacion

2021-07-21 në ora 10:49

Udhëzimi i një infermiere kineze në gjuhën angleze dhe me simbole, për një pacient amerikan, është bërë virale në rrjetet sociale

Një student amerikan ishte për një vizitë në Kinë kur u sëmur dhe përfundoi në spital.

Atje, ata vendosën të kryenin operacionin në mëngjes dhe mori udhëzime se si të sillej deri atëherë në këtë shënim!

Infermierët shkruan se ai nuk merr ushqim ose lëngje pas orës 22, dhe se ai shkon nën thikë në 8 të mëngjesit.

Kjo është një procedurë normale dhe nuk ka asgjë të diskutueshme. Sidoqoftë, kur të shihni se si e vizatuan, do të kuptoni pse mesazhi u bë hit!

Djali, natyrisht, postoi mesazhin në rrjetet sociale dhe bëri mijëra të qeshin! /Telegrafi/