Studiuesit thonë, se gratë shtatzëna duhet të shmangin të gjithë kafeinën pasi shqyrtuan 48 studime ekzistuese mbi konsumimin e kafeinës dhe shtatzëninë.
Nga ky studim u kuptua se çdo sasi kafeine mund të rrisë rrezikun e një gruaje shtatzënë për abort, lindje të foshnjës së vdekur dhe peshë të ulët të lindjes shkruan burimi BusinessInsider përcjell Gazeta Shneta.
Rekomandimet ekzistuese shëndetësore thonë se gratë mund të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë, ose dy filxhanë kafe, çdo ditë dhe ende kanë një shtatzëni të sigurt.
Gratë shtatzëna duhet të shmangin kafenë, sodën dhe produktet e tjera që përmbajnë kafeinë për shtatzëninë më të sigurt të mundshme, sipas një përmbledhje të 48 studimeve ekzistuese të botuara në revistën prestigjoze BMJ Evidence-based Medicine.
Kafeina mund të shkaktojë rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut tek një person, raportoi burimi BusinessInsider më parë, dy gjendje që mund të ndikojnë negativisht në një fetus gjatë shtatzënisë.
Për rishikimin, studiuesit nga Universiteti Reykjavik në Islandë shikuan të dhëna nga 37 studime vëzhgimi që u botuan pas vitit 2000, plus 11 artikuj që rishikuan studimet e mëparshme mbi kafeinën dhe shtatzëninë.
Këto zbulime janë në kundërshtim me rekomandimet zyrtare ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Komisionin Evropian, të cilët të gjithë janë shprehur se gratë shtatzëna mund të konsumojnë një sasi të moderuar kafeine, rreth ekuivalentin e dy filxhanëve kafe, dhe akoma të jenë të sigurta.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Shumica e mjekëve thonë se një sasi e moderuar e kafeinës është e sigurt
Rekomandimet ekzistuese nga organizata shëndetësore të vendeve të ndryshme thonë se gratë mund të konsumojnë në mënyrë të sigurt një sasi të moderuar kafeine gjatë shtatëzënësisë.
Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë sugjeron të konsumoni më pak se 200 mg, e cila është e barabartë me dy filxhanë kafe, çdo ditë nëse jeni shtatzënë. NHS – Organizata Kombëtare e Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, ka të njëjtin rekomandim.
“Kur bëhet fjalë për foshnjën, metabolizmi i tyre nuk është ende aq i zhvilluar sa i një të rrituri, kështu që është më e vështirë për ta që të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se modeli i tyre i gjumit mund të prishet dhe ata mund të bëhen të shqetësuar” thotë Dr. Isis Amer -Wahlin, konsulent i obstetrikës dhe gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/