Në një kopsht fëmijësh në Prishtinë, pasditen e sotme, ka shpërthyer zjarr. Megjithatë policia njofton se nuk ka rrezik dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Policia ka njoftuar se rreth orës 15:30 në kopshtin e fëmijëve “Shkronjat” në lagjen Arbëria është raportuar për një incident zjarri.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Nga kopshti janë evakuuar fëmijët dhe personeli i kopshtit, transmeton Gazeta Express.
Shkaqet e zjarrit, policia tregon se akoma nuk dihen.