A keni bartur kohët e fundit çanta të rënda nga pazari, ose ju është dashur të ngjiteni shkallëve me shpejtësi? Ose keni vrapuar me shpejtësi 100 metra për të zënë autobusin e fundit qe po ju ikte? Nëse po, atëherë ju vetëm sa keni bërë një stil stërvitjeje të quajtur aktivitet fizik me intensitet të lartë, transmeton “The Conversation”.
Viteve të fundit janë publikuar mijëra video dhe imazhe që bëjën thirrje për të filluar palestrën ose për të përshtatur një stil urshtimet në ambiente të shtëpis, përcjellë GazetaShneta.
Mirëpo shumica e njerëzve ende gjejnë arsyetime për të evituar fillimin e një rutine të re sportive në jetën e tyre.
Është e vërtetë se regjimet strikte të ushtrimeve mund të jenë sfiduese për shumë njerëz pasi që kërkon përkushtim të plotë. Por ka shumë mënyra të lehta dhe të arritshme për të inkorporuar aktivitetin fizik të rastësishëm në rutinën tonë ditore:
Të tilla janë këto:
– duke zëvendësuar udhëtimet e shkurtra me makinë me ecje të shpejtë, ose duke përdorë edhe biçikletën;
– duke ngjitur shkallët me një ritëm të shpejtë në vend të përdorimit të ashensorit;
– duke e lënë makinën në vendin më të largët të parkingut në mënyrë që të bartni qeset si formë peshngritje deri tek makina pasi të keni përfunduar pazarin;
– duke bërë tre ose katër “vrapime të shpejta” për 100-200 metra, derisa të ndjeni rrahje të shpejtuara të zemrës dhe deri kur mbetni pa frymë dhe ta keni të vështirë për të folur;
– ecje të fuqishme me një ritëm prej rreth 130-140 hapa në minutë;
– duke kërkuar rrugë me drejtim përpjetë;
– vrapim me qenin tuaj për rreth 30-90 sekonda së bashku me të;
Ky lloj i aktivitetit i rastësishëm mund ta bëjë më të lehtë për të përmbushur 30 minutat e rekomanduar të stërvitjes ditore. /GazetaShneta/