Temperaturat e këtyre ditëve janë të larta dhe priten të rriten në ditët në vijim.
Në këto kushte, shpesh shtëpitë tona bëhen mjedise shumë mbytëse nëse nuk kemi mundësi për të pasur kondicioner në shtëpi. Por ekzistojnë disa mënyra se si mund ta mbani shtëpinë tuaj të freskët, pa ndihmën e tij.
Ja disa prej tyre, që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.
Mbani dritaret mbyllur në drekë– Shtëpinë ajroseni në mëngjes dhe në darkë, e ndërsa dyert dhe dritaret mbajini mbyllur në drekë, pasi e gjithë vapa nuk do të mund të depërtojë brenda në shtëpi.
Mos ndizni llambat ose pajisje të tjera, si TV apo ekranet kompjuterike– Ndoshta ju nuk e dini, por ato përcjellin shumë nxehtësi, dhe do ishte mirë që të paktën në drekë t’i mbanit të fikura ato.
Mbani në ballkon lule të shumta– Lulet, mundësisht të jenë të një natyre që rriten shumë, do t’ju ndihmojnë që të krijojnë hije por edhe në absorbimin e nxehtësisë.
Përdorni tendën– Nëse ju keni një ballkon, tenda është një domosdoshmëri. Mbajtja e saj hapur, sidomos në periudhën e drekës, do t’ju mbrojë nga dielli, duke krijuar jo vetëm hije por edhe duke ndaluar depërtimin e rrezeve të diellit brenda në shtëpi.
“Largojuni” kuzhinës– Besoj se e dini që duhet të përpiqeni që të përdorni sa më pak shporetin elektrik në kohën e drekës. Përpiquni që të konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta.
Largoni përkohësisht perdet e bardha– Ato reflektojnë tejmase rrezet e diellit dhe të nxehtin jashtë shtëpisë, kështu që këto kohë përdorni perde me ngjyrë paksa më të mbyllura.
Dysheku i dhomës së gjumit– Kthejeni nga ana tjetër dyshekun e dhomës suaj të gjumit. Mendohet se është një metodë e mirë për të shmangur vapën.