Nëse vazhdoni të keni një rezultat negativ në testet e shtatzënisë gjatë testit në shtëpi për më shumë se një javë pasi nuk keni pasur periodat atëherë gjasat për të qenë shtatëzënë nuk janë aq të mëdha.
Nëse veza nuk është fekonduar, menstruacionet fillojnë rreth 14 ditë pas lëshimi të vezës.
Nëse keni pasur mungesë të tri periodave të një pas njëshme dhe testi është negativ, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Problemet tiroide mund të jenë shkak që të mos keni rezultate të pritshme të shtatzënisë, kjo për shkak të metabolizmit që nuk funksionon si duhet dhe shtyn kohën e menstruacioneve.
Në anën tjetër mundet që trupi juaj të ketë sasi të madhe të proklatinës, dhe kjo mund të ndikojë në punën e hormoneve.
Në këto raste simptomat fillojnë me parregullsi në ciklin tuaj menstrual. Nëse koha e mujoreve tuaja është larg për të përcaktuar nëse jeni apo jo shtatëzënë, konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/