Nuk keni vetulla të përsosura? Mos u brengosni. Ja si mund të bëni që të duken mu ashtu siç dëshironi (Video)

2017-07-07 në ora 14:12

Nëse keni vetulla të holla dhe të rralla, të cilave është e vështirë t’u jepni formë, mund të përdorni ndonjërën nga mënyrat si t’i plotësoni.

Po ju japin njërën ndër më të thjeshtat, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten tri preparate kozmetike. Brusha me kënde për vetulla, pudra dhe lapsi për vetulla.

Me ndihmën e pudrës dhe të brushës bëni tri pika – në fillim të vetullës, në pjesën e vetullës e cila gjendet mbi linjën e jashtme të bebëzës së syrit dhe një në fund të vetullës. Përdorni brushën dhe pudrën që t’i rrisni pikat. Përdorni veprime të shkurtra.

Përsëritni të njëjtat veprime duke përdorur lapsin për vetulla. Me hijesim të shndritshëm apo me pudër theksojini kapakët e syrit, përkatësisht definoni linjën e poshtme të vetullave.

Përsëriteni nga ana tjetër dhe vetullat tuaja do të jenë krejtësisht në rregull.

Shikoni si duket kjo procedurë: