Nuk mjafton vetëm ndërrimi i çarçafëve pas lagies së shtratit nga foshnja, ja ç’duhet të bëni sipas Razije Musës

2018-08-15 në ora 19:38

Mamia e dashur për nënat, Razije Musa, ka vënë në pah se pas çdo gjendjeje virusale, vjelljeje apo urinimi nga ana e foshnjës në shtrat, nuk do të mjaftonte vetëm ndërrimi i çarçafëve. Së këndejmi, ajo rekomandon që ta pastroni shtratin të tërin.

“Nuk mjafton të ndërroni qarqafat, duhet të pastroni dyshekun, aty mund të këtë bakterie ose virusa që beba i përthithë me frymëmarrje”, thotë mamia në një postim në Facebook, njofton Gazeta Shneta.

Derisa ka vënë në pah se mjekë pediatër me renome botërore rekomandojnë pastrimin e shtratit edhe sapo të blihet, ajo ka dhënë një metodë të thjeshtë pastrimi të shtratit, të cilën do ta ndiqni më poshtë.

“Metoda është e thjeshtē dhe e lirë
1.sodë buke
2.uthull molle
3.lavanda ose çdo aromë tjetër që ju pëlqen dhe një leckë e ashpër për pastrim

Uthullen e vendosni në një shishe spërkatëse pastaj e qitni sodën e bukës në krevat dhe e leni aty 1-2 orë. Në fund e fërkoni me leckën e ashpër.
Dhe në fundē sodēn e bukēs e thithni me fshis elektrike

Sasia le të jetë aq sa ju duket mjaftueshëm për syrin)

Rëndësi ka të pastrohen edhe lodrat, ato të butat lahen në lavatriqe ndërsa ato të fortat që nuk prishen vendosen në enëlarëse ose edhe ato pastrohen në dorë me uthullë dhe sodë buke.

Kujtoni se fëmijët mbajnë lodrat në gojë prandaj virusi mbetet aty, domosdoshmëri është larja e tyre.”

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.