Nuk po arrini të mbeteni shtatëzënë, ja kur duhet ta vizitoni doktorin

2018-02-01 në ora 14:58

Nëse jeni më e re se 35 vjeç, dhe nuk jeni duke mbetur shtatëzënë pas një viti marrëdhënieve të pambrojtura, transmeton Gazeta Shneta.

Atëherë, është koha që të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse jeni mbi moshën 35 vjeçare është mirë të shikoni një specialist pas rreth gjashtë muajsh që përpiqeni.

Bisedoni me mjekun tuaj, nëse keni një histori të:

-Sëmundje inflamatore të legenit.

-Sindrom Ovarian Policistik.

-Infeksion të transmetuar seksualisht, si: klamidia ose gonorreja.

-Tubat e bllokuar fallopiane, ose nëse keni pasur ndërhyrje të mëparshme kirurgjike.

Apo, ndonjë sëmundje tjetër kronike me rrezik të dëmtimit të fertilitetit.

Mbani në mend se pirja  e duhanit dhe alkoolit që ka më shumë se 300 mg kafeinë në ditë ose nëse jeni nën apo mbi peshë, mund të ndikojë negativisht në fertilitetin dhe shtatzëninë./Gazeta Shneta/