Një infermiere e futi ekspertizën e saj në funksion kur iu desh të lindte jashtë spitalit.
Katie Michael dhe bashkëshorti i saj George filluan të ngasin makinën për në spital, në mbrëmjen e së premtes më 27 Tetor, pasi që Katie, infermierja shtatzënë, ndjente se do t’i shpërthenin ujërat përgjatë qëndrimit në shtëpi, transmeton Gazeta Shneta
Ujërat e saj shpërthyen gjatë rrugës, e cila pas 20 minutash arriti në qendrën spitalore “Pinnacle Health”, në Harrisburg të Pensilvanisë.
Sapo mbërritën në qendrën mjekësore, 20 minuta më vonë, Katie kuptoi se vajza e tyre nuk do të priste – dhe asaj i duhej të lindte në makinë.
Pavarësisht se ishte hera e parë e saj që do të lindte, ajo veproi si një nënë me eksperiencë dhe një infermiere në të njëjtën kohë, sipas burrit të saj.
Vajza e saj lindi e shëndetshme, duke peshuar 3.1 kilogramë, ndërsa lindi në ora 5:25 të pas ditës, siç rrëfen edhe ajo vetë./Gazeta Shneta/