Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë me drejtoreshën e klinikës së Nefrologjisë, dr. Mimoza Ukimeraj, e cila ka folur më gjerësisht për klinikën e Nefrologjisë.
Ajo ka treguar për shërbimet të cilat trajtohen, sfidat, sukseset që e karakterizojnë këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Mimoza ka treguar për sëmundjet të cilat trajtohen në këtë klinikë si dhe një numër të pacientëvë të cilët kanë marrë shërbime. Sipas të dhënave që na ofron drejtoresha mësohet se nga janari i këtij viti e deri në shtator janë trajtuar mbi 400 pacientë.
Në kliniken e Nefrologjisë trajtohen pacientët me sëmundje nefrologjike si: Insuficienca renale (akute dhe kronike), hipertensioni arterial reno-vaskular ,nephropatia hypertensive, nephropatia diabetike, infeksionet e veshkës dhe traktit urinar,sëmundjet sistemike , sëmundjet glomerulare etj.
Sa i perket numrit të pacientëve të cilet kanë qenë të hospitalizuar në klinikën tonë vetëm në vitin 2022 janë trajtuar mbi 600 pacientë kurse nga janari e deri në shtator 2023 janë trajtuar mbi 400 pacientë,- jep detaje dr, Mimoza.
Më tutje ajo ka listuar shërbimet të cilat kryhen në këtë klinikë duke filluar nga vizita subspecialisitike e deri dhe ekspertiza gjyqësore për rastet nefrologjike.

Në klinikën tonë ofrohen mbi 20 shërbime si:
vizita subspecialistike – Nefrologjike , hemodializa akute (sepse,shok kardiogjen,intoksikime, Hantavirus,Covid19,Crime Congo ,HELLP –syndroma ,semundjet hematologjike etj),
hemodializa kronike, hemodializa për bashkeatdhetarët që vinë nga jashtë vendi, vizitat te pacientet në HD dhe komentimi i analizave laboratorike si dhe ordinimi i terapisë për sëmundjet mineralo-kockore dhe anemi renale ,
vendosja e kateterit të përkoshem dhe atij të përhershem, largimi i kateterëve të përkohshem dhe përhershëm, mirmbajtja ditore e kateterit për HD, lidhja dhe toaleta e AV fistulave, aplikimi i terapisë me agjentë stimulues të eritropoetinës te pacientët para dializës, plasimi dhe largimi i kateterit urinar, jonogrami, punksioni abdominal(paracenteza), EKG,
transfuzione të gjakut , aplikimi i terapisë imunosupresive i/v, ekzaminimi i maturimit të AV fistulave, vizitat konziliare, këshillimi para transplantimit me palët ,vizitat e pacientit të transplantuar marresit, vizitë e dhuruesit të veshkës,percaktimi i imunosupresionit dhe ndjekja pas transplantit (mbi gjashte muaj e tutje), konziliumi dhe ekspertiza gjyqësore për rastet nefrologjike etj, – shton drejtoresha Ukimeraj.
Sipas doktoreshës të gjithë pacientët të cilët hospitalizohën në këtë klinikë janë rastë të komplikuara pasi që kanë komorbidete të shumta.
Pothuajse të gjithë pacientët të cilët hospitalizohen në klinikën tonë janë të komplikuar sepse janë pacientë të cilët kanë komorbiditete të shumta (si kardiake, pulmonare, infektive, neurologjike etj), pastaj me moshë kryesisht të shtyrë ,si dhe paraqitje të vonë te mjeku,- tregon ajo.
Doktoresha po ashtu tregoi se në këtë klinikë brenda muajit kryhen mbi 3000 seanca të dializës dhe përkundër kësaj ata nuk kanë vështërsi në realizimin e shërbimeve dhe ofrimin e tyre pacientëve.
Në klinikën tonë mbi 200 pacientë janë në program kronik, pra te rregullt 3×4 orë në javë pastaj kemi rastet akute ,ata të spitaleve regjionale që komplikohen dhe hospitalizohen në QKUK si dhe të tjerë, dhe numri brenda muajit shkon mbi 3000 seanca HD. Kurse vetëm gjatë vitit 2022 janë realizuar afërsishtë 40.000 seanca HD.
Sa i përket pyetjes për vështirësi , nuk kemi vështirësi në realizimin e sherbimeve qe i kemi dhe ofrimin e tyre pacientëve.Me planifikimin për të filluar me sherbime të reja , të cilat janë në procedurë e sipër, mendoj që do të kemi permirsim edhe më tutje në ofrimin e sherbimeve.
Sfida më e madhe e klinikës së Nefrologjisë është numri i madh i pacientëve, kurse si suksese të kësaj klinike sipas drejtoreshës janë pacientët që diagnostifikohen me kohë si dhe ata pacientë që realizojnë me sukses hemodializën.
Sfida më e madhe e jona është perballja me numrin e madhë të pacientëve duke qenë që Klinika e Nefrologjisë është e vetmja klinikë në vend,sepse në spitalet regjionale ofrohet vetëm sherbim i Hemodializës. Cdo pacient i cili diagnostifkohet me kohë dhe trajtohet sipas protokoleve për ne është sukses. Poashtu pacientët te cilet realizojnë disa seanca hemodialize dhe dalin prej saj per ne është sukses, – tregon drejtoresha Ukimeraj.
Në fund dr. Mimoza tregoi se kanë pasur shtim të stafit dhe që ka ndikuar në përmirësimin e shërbimeve.
Në konkurset e fundit kemi shtim të stafit kryesisht atij të mesëm cka ka ndikuar në permirsimin e ofrimit te sherbimeve,- përfundoi drejtoresha Mimoza./Gazeta Shneta/