Ndërsa disa çifte me fat mbeten shtatzënë në përpjekjen e parë, të tjerat mund të mrrin më shumë kohë, e cila mund të ndjehet si përgjithmonë.
Mesatarisht, çiftet bëjnë seks 78 herë nga momenti kur fillojnë të provojnë në kohën kur marrin një rezultat pozitiv. Këto 78 herë janë përhapur në 158 ditë ose rreth 6 muaj, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i anketuar me 1.194 prindër zbuloi se shumica e çifteve bëjnë seks 13 herë në muaj, ndërsa ata po përpiqen të konceptojnë.
Megjithëse kaq shumë seks mund të tingëlloj si argëtim, por vijnë disa shqetësime me përpjekjen për të mbetur shtatzënë.
Shumë njerëz kanë pranuar se seksi ndërsa përpiqeni të konceptoni ndjehet si e përditshme. 43 përqind e njerëzve ndjenin presion për të konceptuar dhe kishin frikë se kurrë nuk do të mund ta bënin atë.
Disa njerëz besojnë se konceptimi varet nga pozicioni i seksit. Pozicioni më i njohur është misionari që përdoret nga tre të katërtat e çifteve, i ndjekur nga stili i qelit, i cili përdoret nga 36 përqind e njerëzve.
Sipas shumë ekspertëve, çiftet nuk duhet të bëjnë seks më shumë se një herë në ditë, ndërsa përpiqen të konceptojnë. Megjithëse ata mund të mendojnë se më shumë seks do të thotë shanse më të mira për të mbetur shtatzënë, por në të vërtetë të bësh seks shumë shpesh mund të ulë numrin e spermës së shëndetshme. /GazetaShneta/