Kur njerëzit marrin medikamentet pa rekomandim të mjekut, gabimet ndodhin!
Disa persona ngatërrojnë dozën, apo edhe barin e gabuar.
Por, në raste të tjera, edhe profesionisti i kësaj çështje është fajtor. Një farmacist ka mundësi të shkruaj gabimisht dozën e preferueshme për barin që ju e blini.
Pikërisht këto gabimet e fundit, janë në rritje e sipër, bazuar nga shkrimi i publikuar së fundi në të përditshmen Clinical Toxicology, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit kanë vëzhguar disa zona të caktuara në SHBA, vetëm për të arritur në përfundim se gabimet e dozave të medikamenteve nga farmacistët, po rriten çdo vit më shumë.
Sipas tyre, 1.3 milionë qytetarë marrin përshkrim të gabuar të medikamenteve gjatë një viti, shkruan Npr.org, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim ka analizuar të dhënat nga grupi i kontrolluesve për helmimet në qendra të ndryshme të SHBA, dhe ka numëruar vetëm gabimet që kanë ndodhur jashtë objekteve për kujdesin shëndetësor, dhe arritën në përfundime tejet serioze. Theks të veçantë ka pasur në rastet kur simptomet e pacientit kërkojnë trajtime për situata jetë-kërcënuese, madje edhe vdekjeprurëse. /Gazeta Shneta/