Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 1 mijë e 18 persona. Vetëm brenda ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 108 veta, duke çuar kështu numrin në rekord.
CNN shkruan se të hënën në Kinë janë konfirmuar pozitiv me koronavirusin 2 mijë e 478 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja zyrtarisht është mbi 43 mijë. Jashtë Kinës janë konfirmuar 467 raste në 27 shtete të botës. Dy prej tyre kanë vdekur deri më tani, një në Hong Kong dhe një në Filipine.
Në anën tjetër në brigjet e Japonisë është ndaluar një anije me rreth 3700 persona në bord të cilët dyshohen të jenë prekur nga koronavirusi. Deri më tani 135 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa mjekët janë duke i testuar të gjithë. /Gazeta Shneta/