Stefania thotë se ishte një operacion i vështirë, dhe kishte 6 muaj që nuk shkonte në punë, por në fund ja ka vlejtur.
Një grua ka rrëfyer historinë e saj rreth gishtit të saj të thyer dhe përpjekja e saj që të përshtatej në këpucët e dasmës së saj.
Stephanie Househam 30 vjecarja që vjen nga Mbretëria e Bashkuar, tregon se ajo nuk kishte arritur të veshte këpucë prej se kishte lindur për shkak se kishte pasur probleme me gishtin e saj në këmbën e majtë.
Por kur u martua me burrin e saj 45 vjecar ajo vendosi që të hynte në operacion vetëm që mund të vishte këpucët e dasmës.
“Gishti im nuk prekte tokën, ishte pak turpëruese” thotë ajo.
Ajo shpjegon se tërë jetën e saj kishte veshur këpucë sportive madje edhe në plazhë, festa e kështu me radhë, por mendoi që nuk ishte e përshtatshme që të vishte diçka të tillë në ditën e dasmës së saj.
“Ishte një proces mjaft i shpejtë nuk kishte shumë kohë pasi më dërguan tek konsulenti”.
Stephanie e kishte kryer operacionin në NHS në nëntor të vitit të kaluar, ndonëse pranoi se ajo do të kishte paguar për të, nëse do të kishte nevojë.
Duke folur për procedurën, ajo kujtoi: “Isha duke fjetur për rreth një orë e gjysmë.
“Ata duhej të kapnin të gjitha tendonat dhe pastaj ata duhej të thyenin gishtin dhe ta fusnin atë pjesë shtesë që ta ngjisnin atë.
“Ishte shumë e dhimbshme – mendoj se gjëja më e dhimbshme ishte ku ata e thyenin atë.
“Gjithkush qeshi për këtë,” thotë Stephanie.
“Ashtu si po flija, i thashë infermieres:” Gjërat që bëni për një palë këpucë dasmash “, dhe ajo qeshte me zë të vogël duke ulur kokën.
“Tani kam blerë shumë më shumë këpucë kam shumë më tepër sesa kam pasur! Ishte me të vërtetë e vlefshme”. /Gazeta Shneta/