Më shumë se 1.5 milion britanikë janë në rrezik të lartë nëse rezultojnë pozitiv nga koronavirusi, përfshirë viteve dhe ata që vuajnë nga një prej kushteve themelore shëndetësore të përskruara nga NHS.
Njerëzit të cilët janë mbipeshë janë gjithashtu në grupin e rrezikuar, transmeton Gazeta Shneta.
Të qenit mbipeshë ose i trashë mund të dobësojë sistemin imunitar të trupit që mund t’i bëjë njerëzit më të predipozuar të kapin koronavirusin dhe e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë me të.
NHS ka thënë që njerëzit me një BMI prej 40 ose më shumë kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar komplikime nëse kapin virusin.
Më shumë se 60 përqind e pacientëve në kujdesin intensiv me virus ishin në mbipeshë ose klasifikoheshin si të trashë, një nga studimet e fundit nga NHS.
Ata që ishin mbi peshë, përbënin 64 përqind të të sëmurëve dhe ishin në ventilim mekanik.
Në të kaluarën, studimet kanë treguar që mbipesha dhe njerëzit obez janë në rrezik më të madh të komplikimeve serioze ose vdekjes nga infeksionet, si gripi.
Pesha shtesë në diafragmat e njerëzve obezë u bën presion mushkërive dhe e vështirëson frymëmarrjen, duke e vështirësuar oksigjenin të kaloj në mushkëri.
Arteriet e bllokuara gjithashtu mund ta bëjnë më të vështirë qarkullimin e gjakut dhe mbajtjen e qelizave imune dhe të udhëtojnë për të luftuar infeksionin rreth trupit. /GazetaShneta/