Objekti i qeverisë solidarizohet me luftën kundër kancerit të gjirit

2018-10-22 në ora 20:16

Ani pse në javën e fundit të muajit të luftës ndaj kancerit të gjirit, përfaqësues të popullit vendosën që në objektin e tyre qeveritar të vendosin simbolin rozë në shenjë solidarizimi me gratë që luftojnë me këtë gjendje shëndetësore.

Ndryshe, që në fillim të tetorit e deri në fund të këtij muaji, Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është duke ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e moshës mbi 40-vjeç, shkruan Gazeta Shneta.

Gratë të cilat interesohen ta kryejnë këtë ekzaminim, duhet të ndjekin ndrrimin e dytë të punës, ngase ashtu siç është thënë, në ndrrimet e rregullta do të shkaktohej tollovi./Gazeta Shneta/