Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e shqetësuar për përhapjen e virusit Covid në Evropë, ndërkohë që shtetet po regjistrojnë dita e ditës raste të reja pozitive.
Në një intervistë për BBC, drejtori rajonal Dr. Hans Kluge, ka paralajmëruar se 500 mijë viktima mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, transmeton Gazeta Shneta.
Ky paralajmërim vjen pasi disa shtete të Evropës kanë raportuar rekord të lartë të infeksionit. Si rezultat i kësaj, shumë prej tyre kanë vendosur kufizme të plota dhe të pjesshme.
Dr. Kluge tha se faktorët si, sezoni i dimrit, mos-vaksinimi kundër Covid dhe dominimi i variantit më të transmetueshëm, Delta, priten të jenë indikatorë të rritjes së rasteve.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër Covid dhe të zbatojnë masat bazë të shëndetit publik për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes.
“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai për BBC, duke shtuar se “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar virusin./Gazeta Shneta/