Organizata Botërore e Shëndetit, thuhet se do lëshoj së shpejti një raport në lidhje me sindromën inflamatore multisistemore tek fëmijët që mund të ketë lidhje me koronavirusin e ri – tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për media të mbajtur sot në Gjenevë.
Tedros gjithashtu bëri thirrje që të gjithë klinikët në mbarë botën të jenë “në gatishmëri” për këtë sindrom të mundshëm të lidhur me koronavirusin tek fëmijët shkruan CNN.
“Në tre javët e kaluara, raportet nga Evropa dhe Amerika e Veriut kanë përshkruar një numër të vogël të fëmijëve duke u pranuar në njësi të kujdesit intensiv me një gjendje inflamatore multisistemore, me disa tipare të ngjashme me sëmundjen Kawasaki dhe sindromën e shokut toksik”, tha Tedros.
CDC lëshoi gjithashtu një paralajmërim shëndetësor për sindromën dje.
CDC tha që fëmijët me ethe dhe mosfunksionim në të paktën dy sisteme organesh, të tilla si zemra, mushkëritë ose veshkat, duhet të konsiderohen si raste të mundshme përcjell Gazeta Shneta.
“Aktualisht ekzistojnë informacione të kufizuara në lidhje me faktorët e rrezikut, patogjenezën, kursin klinik dhe trajtimin për këtë sindromë të fundit.
CDC po kërkon që ofruesit e kujdesit shëndetësor të raportojnë raste të dyshuara tek autoritetet shëndetësore publike për të karakterizuar më mirë këtë gjendje të njohur rishtazi në popullatën pediatrike. /Gazeta Shneta/