Në shtatë ditët e fundit, bota shënoi mbi 5 milionë raste të infektimit me Covid-19.
Sipas të dhënave të publikuara, 5,236,822 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar në mbarë botën brenda shtatë ditëve të fundit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), numri i lartë i të infektuarve u raportua në të gjitha rajonet e OBSh-së duke përjashtuar Evropën, e cila pësoi rënie prej tre përqind të rasteve.Kurse, rajoni i Azisë Juglindore shënoi rritjen më të lartë.
OBSh shtoi se vala e re e Covid-19 në Indi duket se ka rritur ndjeshëm rastet e infektimit në Azinë Juglindore.
Në anën tjetër, numri i viktimave ka tejkaluar në 3 milionë, javën e kaluar./GazetaShneta/