OBSH paralajmëron: Koronavirusi “mund të kurrë të mos largohet” dhe njerëzimi duhet të mësojë të jetoj me të në të njejtën mënyrë si me HIV
Dr. Mike Ryan, drejtor i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-sl u pyet dje se sa kohë mund të zgjasë koronavirusi.
“Unë mendoj se është e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë, ky virus mund të bëhet thjeshtë një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe ky virusi nuk mund të shuhet kurrë”, tha Dr. Ryan, transmeton Gazeta Shneta.
“HIV nuk është zhdukur, ne jemi pajtuar me virusin dhe kemi gjetur terapitë dhe kemi gjetur metodat e parandalimit dhe njerëzit nuk ndjehen aq të frikësuar siç kanë bërë më parë dhe ne po oftojmë jetë për njerëzit me HIV, jetë të gjatë dhe të shëndetshme për personat me HIV”, shtoi ai.
Mjeku i tranuar nga Galway shtoi se ai nuk po e krahason sëmundjen në ndonjë kuptim tjetër por se duhej të ilustrohej që askush nuk mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë në luftën për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.
“Trajektoria është në durt tona dhe është përgjegjësi e secilit që të kontribuojmë për të ndaluar këtë pandemi” tha ai.
Ndërsa, epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove tha se duhet të dijmë se do të marrë kohë që kjo pandemi të kalojë. /GazetaShneta/