Nënat që ushqejnë me gji nuk duket se po kalojnë koronavirusin tek foshnjat e tyre tha një ekserpt i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Nënat e reja të infektuara me Covid-19 në përgjithësi duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se kishte hetuar me kujdes rreziqet e grave që transmetojnë Covid-19 te foshnjat e tyre gjatë gjidhënies.
“Ne e dimë se fëmijët janë në rrezik relativisht të ulët të Covid-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që ushqyerja me gji parandalon”, tha Tedros.
Bazuar në provat në dispozicion, këshillat e OBSH-së janë që përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik potencial të transmetimit të Covid-19.
Nënat me Covid-19 të dyshuara ose të konfirmuara duhet të inkurajohen që të fillojnë dhe vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe të mos ndahen nga foshnjat e tyre, përveç nëse nëna nuk është mirë. /GazetaShneta/