Sipas një njoftimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), remdesiviri, i cili po përdoret për trajtimin e pacientëve të infektuar me covid-19 të largohet nga përdorimi.
Të dhënat e fundit të cilat u botuan në revistën mjekësore BMJ nuk sugjerojnë që remdesivir sjellë efekte me fatalitet shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mirëpo, hulumtimet nga OBSH-ja erdhën si rezultat i kompanisë Gilead Sciences, prodhues i remdesivirit, të cilëve i’u është konfirmuar autorizimi nga FDA për të trajtuar rastet e dyshuara apo konfirmuara me covid-19.
Mirëpo, përdorimi i remdesivirit nuk merr rekomandimin e OBSH-së, për shkak të hulumtimeve të reja, tha Dr.Amesh Adalja.
“Ne kemi parë që njerëzit kanë përmirësime me përdorimin e remdesivirit, mirëpo baza e provave ende është e dobët.Fakti që është një antiviral, ishte e mjaftueshme për t’i ndihmuar pacientët, por mendoj se së shpejti do të zëvendësohet”, tha Adalja.
OBSH mblodhi një panel ndërkombëtar me 24 ekspertë dhe 4 pacientë të saporikuperuar nga covid-19.
“Paneli arriti në përfundim se shumë nga pacientët nuk do të preferonin përdorimin e remdesivirit për trajtimin nga covid-19, pasi nuk ka fakte rreth sigurisë së tij”, thanë studiuesit.
Në anën tjetër, Gilead Science, prodhues i remdesivir, i njohur me emrin Veklury tha në një deklaratë se antivirali është rekomanduar nga organizata dhe vende të tjera duke u bazuar në prova./GazetaShneta/