Disa raportime nga Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë për simptoma të reja të koronavirusit siç janë humbja e shijës dhe aromës, OBSH ende nuk i ka vendosur në listën zyrtare të shenjave të Covid-19.
Në lidhje me këtë çështje është deklaruar dje në konferencën për media Maria Van Kerkhove, epidemiologe amerikane e cila aktualisht është duke udhëhequr grupin teknik emergjent për Covid-19 në OBSH, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ka thënë se i kanë parë raportimet në lidhje me këto dy simptoma, por ka shtuar se nevojiten ende hulumtime për të konstatuar se ato vërtetë janë shenja të hershme të koronavirusit.
“Kemi pa shumë raporte se njerëzit po humbin shqisën e të shijuarit dhe të aromës, por kjo është diçka që kërkon ende hulumtime. Kemi një numër të shteteve që janë duke hulumtuar simptomat e hershme dhe ato i kemi publikuar siç janë: Temperatura, kolla e thatë, vështirësi në frymëmarrje, disa persona mund të kenë dhimbje koke, ose dhimbje të trupit, pak persona mund të kenë rrjedhje të hundës ose tështitje”, ka deklaruar Maria Van Kerkhove.
Ajo ka thënë se janë duke i shqyrtuar raportimet për këto shenja por ende nuk i kanë vendosur në listën e simptomave apo shenjave klinike. /Gazeta Shneta/