Të premten, Koreja e Jugut raportoi se 91 pacientë me koronavirus që konsiderohen të shëruar u testuan dhe rezultuan pozitiv.
Drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se virusi mund të jetë “riaktivizuar” dhe pacientët po ri-infektohen, transmeton Gazeta Shneta.
Mbetet e paqartë pse pacientët testuan pozitiv pasi fillimisht testuan negativ për COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi të shtunën se po heton raportet që pacientët me koronavirus të cilët fillimit testuan negativ tani po testojnë pozitiv.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këto raporte të individëve që kanë testuar negativ për Covid-19 dhe pas një kohe kanë rezultuar pozitiv”, tha një zëdhënës i OBSH-së për Reuters.
Udhëzimet nga OBSH për menaxhimin klinik rekomanduan që një pacient i rikuperuar klinikisht Covid-19 të testoj negativisht për virusin dy herë, me teste të kryera së paku 24 orë larg njëri tjetrit para se të largohen nga spitali.
Pacientët Covid-19 në Korenë e Jugut po konsideroheshin si të shëruar pas testimit negativ, megjithatë, testet më vonë treguan rezultate pozitive.
Zyrtarët shëndetësor të Koresë së Jugut thanë se do të nisin hetime epidemiologjike për të përcaktuar se pse po ndodh kjo.
Sipas OBSH-së, studimet e tanishme tregojnë se pacientët me Covid-19 të butë përjetojnë një periudhë prej rreth dy javësh midis fillimit të simptomave dhe shërimit klinik. Por, mbetet e paqartë pse këta pacientë po testojnë pozitivisht pasi besohej se ishin shëruar nga Covid-19.
Por, ekspertët besojnë se njerëzit që shërohen nga koronavirusi janë vërtetë të mbrojtur nga ri-infektimi. /GazetaShneta/