‘Oda’ e burrave në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për shtatzëninë dhe abortin (Foto)

2017-03-24 në ora 14:23

Një mbledhje e pazakontë është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së, e cila më shumë duket si një ‘odë’ e burrave.

30 burra janë mbledhur në krye me presidentin Donald Trump, për të diskutuar për shtatzëninë dhe kujdesin ndaj lindjes, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.

Organizata bamirëse për shëndetin e grave ‘Plannet Parenthood’ ka reaguar në rrjetet sociale për mbledhjen ku nuk mori pjesë asnjë grua.

“Këtu e keni një fotografi të liderëve duke diskutuar për kontrollin e kujdesin e lindjeve dhe abortin. Vini re ndonjë gjë?”, thuhet në përshkrim.

Trump mblodhi 30 përfaqësues republikanë për të diskutuar për shfuqizimin e një amandamenti të ‘Obamacare’.

Votimi është shtyrë për shkak të kërkesave të konservatorëve për kompanitë e sigurimeve për të mbuluar një listë prej 10 përfitimeve esenciale.

Këtu përfshihet kujdesi themelor për shëndetin riprodhues si shtatzënia, kujdesi ndaj lindjes dhe të posalindurve, kanceri i gjirit dhe qafës së mitrës dhe shërbime për shëndetin mendor, abuzimin me drogën dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike. /Gazeta Shneta/