Oda e Infermierëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së infermieres Nergjivane Krasniqi-Konushevci.
Kryetari i OIK-ut Naser Rrustemi e ka vlerësuar lart kontributin e çmuar të të ndjerës, në shërbim të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/