Oda e Mjekëve të Kosovës dhe dy Inspektoratet e Ministrisë së Shëndetësisë, ai Shëndetësor dhe Farmaceutik kanë mbajtur dje një takim të përbashkët.
Në këtë takim është diskutuar vazhdimi i bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet këtyre dy institucioneve.
“Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, mbajtën takim koordinues për bashkrendimin e aktiviteteve të ndërsjellta institucionale”, thuhet në një postim në Facebook të OMK-së. /Gazeta Shneta/