Oda e Mjekëve të Kosovës fton të gjithë anëtarët e saj të dhurojnë gjak për nevojat e mundshme që mund të paraqiten gjatë këtyre ditëve si pasojë e goditjes së tërmetit.
Të nderuar anëtarë të OMK-së,
Me shkas të fatkeqësisë natyrore që ka goditur bashkëkombasit tonë në Republikën e Shqipërisë, Këshilli Drejtues i Odës në prag të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, fton anëtarësinë e gjërë për të dhuruar gjak për nevojat e mundshme që mund të paraqiten ditëve në vijim si pasojë e godtijes së termetit.
Dhurimin ftojmë që ta bëni pranë cilitdo institucion shëndetësor i cili mundëson transfuzionin e gjakut. Zyrtarët e OMK-së këtë aktivitet do ta bashkërendojnë me zyrtarët përgjegjës nëpër institucionet shëndetësore ku do të jetë i mundshëm ky aktivitet.
Ju lutemi që për çdo informatë shtesë të na kontaktoni në numrin zyrtar 049/872300.
Me solidaritet,
Prishtinë, 26 nëntor 2019
Këshilli Drejtues i OMK-së/GazetaShneta/