Në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh, Kuvendi i Odës së Mjekëve ka dal me një deklaratë për draftin e propozuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sindikatat, për koeficientin e pagave. OMK ka kërkuar nga grupi punues dhe Ministria e Administratës Publike që të respektohet ky draft, ndryshe Qeveria do ta bart përgjegjësinë për gjendjen në shëndetësi.
Më tutje ata kanë potencuar se mjekët në mënyrë më absurde konsideroheshin si shërbyes civil, derisa për këtë Kuvendi i Odës së Mjekëve fajësojnë pagën e cila ka bërë që një mjek të trajtohet në një status social jo të duhur, shkruan Gazeta Shneta.
Edhe përse të gjithë në sferën publikë thonë se mjekësia është një ndër shtllat e shoqërisë po të njëjtit po i lënë mjekët në pozitën më të ulët. Derisa me anë të formalizimit të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Mjekut kjo gjendje duhet të ndryshojë.
Në fund ata kanë thënë se duhet të merren për bazë këto kërkesa që për ta konsiderohen minimaliste në mënyrë që të bëhet barazvlerësimi i pagave të mjekëve në nivelin e pagave të gjyqtarëve./Gazeta Shneta/
Këtu mund ta gjeni të plotë deklaratën e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.