Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, por edhe për qetësi pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Me anë të një deklarate publike të titulluar “Ne jemi aty ku të tjerët nuk do dëshironin të jenë në këto momente”, OMK iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të kenë kujdes të shtuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
“Me shpalljen e Covid-19 si pandemi, Oda e Mjekëve të Kosovës iu bën thirrje të gjithë komunitetit të profesionistëve shëndetësor për kujdes të shtuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre në këtë gjendje pandemie”, thuhet në reagimi ne OMK-së.
Oda po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë. /Gazeta Shneta/