Oda e Mjekëve pranohet në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropian

2018-11-10 në ora 13:30

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Kosovës.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi OMK reagoi për pengesat që Oda e Mjekëve të Serbisë i ka bërë anëtarsimit në këtë organizatë evropiane, shkruan Gazeta Shneta.

“Sot, me datë 10 nëntor 2018, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Perhershëm te Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

“Përkundër vështërsive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra. Shfrytëzojmë rastin që t’i faleminderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare. Po ashtu faleminderojmë institucionet shtetërore të Republikësë Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë process”, thuhet në njoftimin e Odës, e cila ka uruar të gjithë anëtarët me këtë rast. /Gazeta Shneta/