Oda e Mjekëve të Kosovës ka marr vendim për shkarkimin e gjinekologut Afrim Muhaxhiri nga Këshilli Etik.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda OMK-së se vendimi tashmë është marr të premten, ndërsa do të bëhet zyrtar pasi të nënshkruhet nga kryetari Dr. Pleurat Sejdiu pasi ky i fundit gjendet në një udhëtim jashtë vendit.
Vendimi për shkarkimin e Muhaxhirit vjen pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës në spitalin “Fati im”, nën dyshimet për transplantim të jashtëligjshëm të qelizave në procedurat e frytnimit të asistuar mjekësor. Pas masës së mbajtjes nga Policia, Muhaxhiri është liruar në procedurë të rregullt nga Gjykata.
Arrestimi i gjinekologut Muhaxhiri vjen pas bastisjes dhe arrestimit të disa personave edhe në tri klinika tjera private lidhur me të njëjtat dyshime. /Gazeta Shneta/