Oda e Mjekëve të Kosovës ka uruar festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Oda e Mjekëve të Kosovës, të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uron festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet”, thuhet në urimin e OMK-së.
Kujtojmë se këtë vit Bajrami po festohet në kushte të pandemisë Covid-19 në gjithë botën. Në Kosovë besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtpëitë e tyre, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë bërë thirrje që besimtarët të mos vizitojnë njëri-tjetrin për shkak të virusit. /Gazeta Shneta/