Oda e Stomatologëve publikon listat preliminare të anëtarëve me të drejtë vote

2018-11-15 në ora 09:45

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka publikuar listat e anëtarëve me të drejtë vote. Anëtarët të cilët janë anëtarësuar në OSK para mbajtjes së Kuvendit me datën 30 tetor, do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet që pritet të mbahen.

OSK ka mbajtur një Kuvend më datën 30 tetor ku janë shpallur Zgjedhjet për këtë vit, nga të cilat do të dalin Kuvendi i ri dhe organet e reja drejtuese. Zgjedhjet sipas vendimit do të mbahen minimum 30 ditë pas Kuvendit të 30 nëntorit, shkruan Gazeta Shneta.

Të drejtë vote dhe kandidimi kanë të gjithë Stomatologët me Licenca valide, të Licencuarit të lëshuara për herë të parë deri me 30.10.2018 dhe të Ri-Licencuarit deri me 01.07.2018 ( dita e fundit të skadimit automatik të Licencës së vjetër.)

Më poshtë janë listat preliminare të anëtarëve me të drejtë vote nga rajoni i Prishtinës, ndërsa për rajonet tjera listat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/