Polici Artur Mrasori i cili u plagos gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit dhe për pak sa nuk humbi syrin, është kthyer nga Turqia pas një trajtimi të suksesshëm disa mujor.
Mrasori është takuar sot me oftalmologun kosovar i cili e trajtoi i pari pas tragjedisë, ku një polic tjetër humbi jetën, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Florim Zejnullahu ka thënë se Mrasori tashmë po sheh dhe do të vazhdojë normalisht jetën e tij.
“Sot pata një takim të veçant, me një njeri të veçant që do ta kujtoj tërë jeten. Me policin Artur Mrasorin të cilin e operova në fillim të këtij viti. Ai ma zgjati dorën edhe kur unë e bëra grusht për ta përshendetur. Ai me saktësi më goditi dorën. Ai po sheh dhe vazhdon jetën normalisht!”, ka shkruar Zejanullahu. /Gazeta Shneta/