Qesja amniotike është qese e mbushur me lëng amniotik që e ndihmon fetusin të rritet dhe të zhvillohet.
Benefitet e lëngut amniotik janë se e mbron dhe qetëson foshnjën nga çdo lloj infeksioni; e mban temperaturën brenda mitrës konstante dhe gjithashtu ndihmon në zhvillimin e muskujve, gjymtyrëve, mushkërive dhe sistemit tretës shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Oligodramnios është një gjendje ku vëllimi i lëngut amniotik brenda qeses amniotike është shumë i ulët.
Mjekët mund të matin sasinë e lëngut amniotik brenda jush përmes vlerësimit të indeksit të lëngut amniotik. Nëse vëllimi i lëngut është më pak se 500ml tek gratë shtatzëna gjatë javës 32 deri në 36, atëherë dyshohet për oligodramnios.
Përqindja e grave që vuajnë nga oligodramnios është afër 8% dhe mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë, megjithëse është më e zakonshme gjatë tremujorit të fundit./GazetaShneta/