Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK dhe dy spitale të Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me tre spitale të Sllovenisë për shkëmbim të përvojave

Lajme 17/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës, Spitali i Gjilanit dhe i Prizrenit kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave me tre spitale të Sllovenisë.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të këtyre institucioneve është përshëndetur edhe nga ministri Arben Vitia.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të partneritetit synohet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave nga Spitalet Sllovene.

Njoftimi i plotë nga OMK:

U mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjës së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshmë të Gjilanit dhe Prizrenit.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në fjalën hyrëse përshëndeti të pranishmit dhe tha se Oda e Mjekëve bashkarisht me Odat e Profesionistëve Shëndetësor, në vazhdimësi mbrojnë dhe prezentojnë interesat e Profesionistëve Shëndetësor, me këtë rast Dr. Vitia shprehi konsideratën e jashtëzakonshme për kontributin, rolin dhe punën që po bëjnë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu u uroj mirëseardhje të ftuarve dhe tha se nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për të filluar ky vit duke shpjeguar se u bënë 10 vite që kur Oda e Mjekëve të Kosovës u funksionalizua.

Ndërsa kjo marrëveshje është një pikënisje e punëve të mëdha, me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit e Prizrenit.

Dr. Pleurat Sejdiu gjithashtu falënderoi LuxDev për financimin e këtij projekti.

Ambasadore e Republikës së Sllovenisë, H.E. Znj. Minca Benedejčič, tha se ndihet e lumtur dhe e nderuar që po merr pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit, në veçanti.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të partneritetit synohet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave nga Spitalet Sllovene.

Artikulli paraprakVitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për nesër

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.