Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së kardiologut invaziv Dr. Sami Gjoka.
OMK e ka përkujtuar Gjokën si njëri nga kardiologët invaziv të gjeneratës së parë, dhe poashtu njëri nga mjekët e parë që janë kthyer nga perëndimi për t’i bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
“Ndahet nga jeta kardiologu invaziv Dr. Sami Gjoka. Dr.Gjoka i takonte gjeneratës së parë të kardiologëve invaziv, studimet i kishte kryer në Craiova të Rumanisë. Dr Gjoka ishte ndër mjekët e parë të kthyer nga perëndimi dhe ju bashkua rradhëve të UÇK-së. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në ngushëllimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/