OMK nderon me medaljen “Nderi i Mjekut” 16 specialistë që kanë ndërruar jetë

2021-03-09 në ora 10:36

Oda e Mjekëve të Kosovës ka vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve për profesionistët shëndetësorë që kanë ndërruar jetë, si dhe për institucionet shëndetësore që kanë punuar gjatë pandemisë.

Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu, ka thënë viti i kaluar ka qenë i rëndë për komunitetin e mjekëve.

“Tani na është shtuar edhe mortja e madhe që është duke ndodhë anembanë botës, por edhe në mesin e komunitetit tonë. Ne kemi për detyrim si shtëpi e përbashkët e të gjithë mjekëve, Oda e Mjekëve e ka për obligim të kujtojë ata që ishin pjesë e jona dhe në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar iu ka bërë thirrje institucioneve dhe OMK-së që të vazhdojnë me frymën e kolegialitetit dhe të kujtojnë kolegët që ranë duke iu shërbyer pacientëve.

“Nuk ka gjë më të mirë në jetë sesa të t’ju shërbesh të tjerëve dhe familjarët e juaj ishin në shërbim të pacientëve. Disa prej tyre i kam njohur personalisht dhe i kemi pas edhe pacientë. Nuk është e lehtë as për neve si kolegë, por sigurisht se për juve si familjar është ndjenjë e veçantë”, ka deklaruar Krasniqi.

OMK ka nderuar me medaljen përkujtimore “Nderi i Mjekut” mjekët: Abaz Krasniqi, Adem Limani, Bedri Sadriu, Bedri Zahiti, Elmir Tarani, Ferat Emini, Gjon Gjidoda, Ilirjanë Bunjaku, Isak Maxhuni, Skender Çitaku, Nevzat Bajrami, Nusret Zijabeg, Orhan Gafurri, Sami Gjoka, Sanije Demiri dhe Shaban Jashari. /Gazeta Shneta/