Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK shënon 10 vjetorin e themelimit, çmohet roli dhe kontributi i mjekëve në Kosovë

Lajme 18/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 10 vjetorin e themelimit të Odës së Mjekëve të Kosovës është çmuar lart roli dhe kontributi i mjekëve në vendin tonë.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka organizuar sot një ceremoni ku ka shënuar 10 vjetorin e themelimit të kësaj organizate e cila ka rolin kryesor në organizimin dhe kompetencat e mjekëve në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i OMK-së Pleurat Sejdiu ka thënë se parimi i mjekëve i cili ka mbetur i pandryshuar tash e 2 mijë vjet, vazhdon të respektohet në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Që nga kohët e lashta njerëzit janë përpjekur që ta çlirojnë veten nga dhimbjet dhe sëmundja me parimin ‘Mos bëj dëm, kujdes dhe shëro’. Ky parim zbatohet edhe sot në mbarë botën nga mjekët tash e 2 mijë vjet. Forca shtytëse e mjekut është një lloj instinkti për të cilin asnjë përpjekje nuk është shumë e madhe”, ka deklaruar Sejdiu.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i cili ka thënë se roli i Odës në shëndetësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm.

“Oda ka një rol dhe kontribut të jashtëzakonshëm në shoqëri. Mjekët janë pjesë thelbësore e shoqërisë. Kontributi i tyre e tejkalon edhe rolin e tyre profesional sepse mjekët janë avantgarda e një shoqërie”, ka deklaruar Vitia.

Në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe përfaqësues të organizatave të mjekëve nga Evropa, përfaëqsues të institucioneve në Kosovë dhe anëtarë të OMK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 ndryshime në stilin e jetës për të ulur rrezikun e limfomës
Artikulli i rradhës LDK-ja premton ndërtimin e një qendre spitalore dhe 5 mijë euro për fëmijën e tretë

Ju sugjerojmë

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve sidomos pjesën e infermierëve

28/09/2023 Lajme

Mjekët në BE: Cilat vende kanë më shumë mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor?

28/09/2023 Lajme

COVID: A duhet të kemi frikë nga një valë e re dimërore e infeksioneve dhe shtrimeve në spital?

28/09/2023 Lajme

Sot shënohet Dita Botërore kundër Tërbimit

28/09/2023 Lajme

Imunizohen mbi 95% e fëmijëve të Prishtinës, atyre do t’u shtohen edhe tri vaksina

28/09/2023 Lajme

Parashikimi i motit për sot

28/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.